Insajderi
Botë

​Publikohet biseda e ushtarit rus me nënën para se të vritej

Insajderi
28 February 2022 - 21:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
​Publikohet biseda e ushtarit rus me nënën para se të vritej
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Biseda e ushtarit rus me nënën para se të vritej: Na çuan në Ukrainë, na thanë që do na prisnin krahëhapur

Dëshmi të shumta vijnë nga kampi i luftës ku mësohet se shumë ushtarë rusë nuk e kanë ditur se po shkonin në luftë në Ukrainë, madje një pjesë e tyre raportohet të kenë qenë dhe të pastërvitur.

Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, lexoi mesazhet e dhimbshme telefonike të shkëmbyera nga një ushtar rus me nënën e tij përpara se të vritej.

Mes rreshtave, ushtari i identifikuar Loshja i thotë nënës së tij se nuk e dinte që po shkonte në Ukrainë.

Biseda e ushtarit rus me nënën

Nëna: Loshja si je? Përse shkoi kaq gjatë pa më shkruajtur? A je me të vërtetë në stërvitje?

Loshja: Nënë nuk jam më në stërvitje, nuk jam në Krime.

Nëna: Po ku je. Babai pyet nëse mund të të dërgojë ndonjë pako.

Loshja: Po çfarë pakoje? Unë dua të vras veten

Nëna: Çfarë flet kështu? Çfarë ndodhi?

Loshja: Nënë jam në Ukrainë. Një luftë e vërtetë po ndodh këtu. Kam frikë se e katranosëm këtu. Edhe me njerëzit paqësorë. Na thanë që do të na prisnin me duar hapur, por ne nuk jemi të mirëpritur për ta. Ata po hidhen poshtë tankeve tona për të mos kaluar. Na quajnë fashistë. Nënë kjo është shumë e vështirë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark