Publikohet certifikata e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, cili ishte shkaku – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Publikohet certifikata e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, cili ishte shkaku

    Insajderi
    29 September 2022 - 19:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbretëresha Elizabeth u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare më 8 shtator në Balmoral dhe pas tre javësh zi familja mbretërore i është rikthyer normalitetit. Megjithatë, ka disa pyetje në lidhje me vdekjen e saj dhe veçanërisht certifikatën e saj të vdekjes.

    Dokumenti në fjalë është një çështje publike dhe ka zbuluar se Mbretëresha vdiq nga pleqëria. Ai u nënshkrua nga vajza e saj, Princesha Anne.

    Vdekja e Mbretëreshës u regjistrua në Aberdeenshire më 16 shtator nga Sekretari i Përgjithshëm për Skocinë, Paul Lowe.

    Ndërsa, kur Princi Philip vdiq në prill 2021 në moshën 99-vjeçare, nuk pati asnjë njoftim nga Pallati dhe një muaj më vonë, doli se shkaku i vdekjes së tij ishte “pleqëria”.

    Raporti i tij i vdekjes tregoi se nuk kishte asnjë sëmundje ose lëndim tjetër që kontribuoi në vdekjen e tij, duke përfshirë zemrën që kërkonte operacion vetëm disa javë para se të vdiste.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark