Insajderi
Lajme

Publikohet fotografia e dy vëllezërve që humbën jetën në aksidentin në Podujevë

Insajderi
17 August 2026 - 11:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Publikohet fotografia e dy vëllezërve që humbën jetën në aksidentin në Podujevë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hajdar dhe Bujar Matarova janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi mbrëmë në fshatin Surkish të Podujevës.

Dy vëllezërit po udhëtonin me veturë kur u përfshinë në një aksident tragjik. Sipas informacioneve të para, në aksident ishte e përfshirë edhe një veturë tjetër, raporton Gazeta Insajderi.

Detaje për rastin ka dhënë edhe Policia e Kosovës. Sipas raportit policor, dyshohet se drejtuesi i një veture me targa të huaja, si pasojë e pakujdesisë, ka goditur një veturë tjetër që drejtohej nga një shtetas kosovar.

Si pasojë e aksidentit, dy vëllezërit Hajdar dhe Bujar Matarova kanë humbur jetën.

Në media është publikuar edhe fotografia e të ndjerëve. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark