Insajderi
Lajme

Publikohet i plotë: Çka ndryshon me projektligjin e ri për Specialen?

Insajderi
05 October 2026 - 13:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Publikohet i plotë: Çka ndryshon me projektligjin e ri për Specialen?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Projektligji mori 91 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim, ndërsa deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në votim.

Ndryshimet e propozuara parashohin riformatimin e juridiksionit të Dhomave të Specializuara, duke e lidhur atë me pretendimet e përfshira në raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011.

Sipas projektligjit, periudha e juridiksionit do të përcaktohej nga 1 korriku 1999 deri më 31 dhjetor 2000, ndërsa kompetenca territoriale do të kufizohej në veprat e pretenduara të kryera në territorin e Kosovës.

Projektligji parasheh gjithashtu që dënimi maksimal me burgim të jetë 15 vjet.

Risi tjetër është bartja te institucionet e Kosovës e rasteve që nuk do të përfshiheshin më në kompetencën e Dhomave të Specializuara, si dhe mundësia e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me juridiksionin.

Po ashtu, parashihet mundësia që personat e dënuar t’i vuajnë dënimet në Kosovë, ndërsa në raste të caktuara të mund të përfitojnë edhe nga falja presidenciale.

Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve, projektligji parasheh edhe rishqyrtimin e juridiksionit të rasteve.

Kuvendi po vazhdon ndërkohë me pikat e tjera të rendit të ditës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark