I dyshuari për sulmin terrorist në një treg të Krishtlindjeve në Berlin kishte publikuar një video mesazh ku zotohej për besnikëri ndaj ISIS-it dhe bënte thirrje për revansh ndaj evropianëve për bombardimin e myslimanëve, sipas një videoje të publikuar nga agjencia e lajmeve “Amaq”, e afërt me ISIS-in.
Agjencia “Amaq” e ka bërë, Anis Amrin, 24-vjeçarin tunizian i cili ishte njeriu më I kërkuar në Evropë deri në momentin kur u qëllua për vdekje sot nga policia italiane, përgjegjës për sulmin terrorist në Berlin.
Në video, një njeri që sipas agjencisë së lajmeve “Amaq” pretendohet të jetë Amri, thotë: “Mesazhi im për krishterët që po bombardojnë myslimanët për cdo ditë… Gjaku i tyre nuk do të lëvizë në vena. Ne jemi një komb që I qëndrojmë prapa atyre dhe do të marrim hak për ta.”
“Bëj thirrje për vëllezërit mysliman kudo që te jënë… Këta në Evropë, vrisni derrat krishterë”.
Amri u qëllua për vdekje nga policia italiane e cila ui konfrontua me të në mëngjesin e sotëm në Milano të Italisë.
Zyrtarët thanë se shenjat e gishtërinjve të Amrit, përputheshin me ato të që ishin gjetur në kamionin që shkaktoi tragjedi në Berlin. /Insajderi.com
https://www.youtube.com/watch?v=FSb2czrlq6g