×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet lista e “bizneseve të Gulenit” që Erdogan i kërkon Shqipërisë t’i mbyllë

    Insajderi
    02 November 2016 - 18:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ankaraja i ka kërkuar zyrtarisht Ministrisë së Brendshme verifikimin e disa institucioneve jopublike në Shqipëri, për të cilat ka dyshime se janë financuar nga Fetullah Gylen.

    ABC News ka siguruar listën e këtyre institucioneve, që i është përcjellë Ministrisë së Brendshme, përmes ambasadës turke në Tiranë.

    Ambasada turke në Tiranë, i kërkon Ministrisë së Brendshme të verifikojë dhe kontrollojë institucionet jo publike në Shqipëri, të dyshuara se jane ngritur apo financuar nga fondacionet e klerikut Gylen.

    Në listë janë institucione të ndryshme jo publike; si kopshte, shkolla të mesme e universitete, OJF, fondacione të ndryshme, banka të nivelit të dytë apo edhe agjenci informative.

    Në këtë shkresë, autoritetet turke kërkojnë që të verifikohet aktiviteti i këtyre institucioneve jo publike në Shqipëri:

    Medresetë në Tiranë, Shkodër, Durrës, Kavajë, Elbasan, Berat dhe Korçë.

    Kopshti “Mehmet Akif”, shkollat fillore dhe te mesme, për djem dhe për vajza me të njejtin emër.

    Kolegji “Hasan Riza Pasha” në Shkodër

    Kolegjet “Turgut Ozal” në Tiranë dhe Durrës

    Instituti i Edukimit Gulistan si fondacion, qendra e kurseve me emrin “Meridian”

    Fonadacioni i edukimit “Sema”

    Shkolla në gjuhën angleze, “Memorial International School of Tirana”.

    Universitetet “Bedër” dhe “Epoka”

    Qendrat kulturore, “Horizontet e Reja” dhe “Drita Islame”

    Shtepia botuese “Prizmi”

    Agjencia informative “Albeu”

    Banka e nivelit të dytë  “UBA Bank”

    Për të gjithë këta institucione jo publike, shteti turk kërkon monitorimin, pasi pretendohet se janë pjesë e celulave të fondacioneve të klerikut Fetullah Gylen.

    Veç kësaj shkrese drejtuar ministrisë së Brendshme, ABC News ka mësuar se ambasada turke ka kërkuar edhe nga Ministria e Arsimit që të gjithë këta institucione jo publike që kryejnë aktivitet arsimor në Shqipëri, të heqin apo të ndalohet të përdorin emërtime turke apo simbolet e flamurit kombëtar turk. Shkresa, tashmë i është shpërndarë këtyre institucioneve me firmën e Sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit në Shqipëri.

    https://www.youtube.com/watch?v=NgUiRIh31K0

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark