Publikohet lista e Kosovës U-21 për dy miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet lista e Kosovës U-21 për dy miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut

    Insajderi
    24 May 2025 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani, e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet miqësore në fund të këtij muaji.

    Kosova U21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut gjatë këtij muaji.

    Ndeshja e parë do të zhvillohet të mërkurën, më 28 maj nga ora 19:00 në stadiumin Fadil Vokrri, ndërsa ndeshja e dytë të shtunën, më 31 maj nga ora 15:00 në Shtëpia e Futbollit të FMM.

    Kështu, përzgjedhësi Afrim Tovërlani ka publikuar listën për këto dy ndeshje, ku shumica e futbollistëve vijnë nga futbolli kosovar.

    Erolind Avdimetaj, Laurent Xhylani, Erion Sadriu, Arvanit Rexhaj, Igball Jashari dhe Hekuran Berisha janë lojtarët që vijnë nga ligat vendore.

    Nuk mungojnë as lojtarë që janë duke bërë karrierë në shtetet evropiane si Leon Zeqiraj, Lorent Talla apo Medin Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark