Të paktën tre persona u vranë nga një i sulmues me thikë gjatë incidentit në një qendër tregtare në Sydney të Australisë.
Një operacion i madh policor po zhvillohet pas raportimeve për të vdekur dhe të lënduar në qendrën tregtare Westfield Bondi Junction.
Edhe pse shumica e njerëzve janë evakuuar, të tjerë kanë mbetur të bllokuar brenda qendrës.
E tashmë në rrjete sociale po qarkullojnë video të shumta të filmuara nga dëshmitarët e rastit. Disa prej tyre shfaqin vizitorët të frikësuar, e disa tregojnë se si të tjerë u përpoqën t’i rezistonin sulmuesit.
Pamjet ku shfaqet njëri nga vizitorët duke i dalë përpara sulmuesit për ta ndaluar të kryejë krime e kanë pushtuar internetin.
Ky person nga shteti australian po konsiderohet hero pasi duke e bllokuar sulmuesin ka shpëtuar qindra jetë.
Më vonë, policia e vendit ka qëlluar sulmuesin e dyshuar, i cili ka mbetur i vrarë së bashku me tre qytetarë të tjerë.
This man is an actual superhero. He saved hundreds of lives by blocking attackers who had already hurt multiple people at Sydney's Westfield Bondi Junction mall.
#Sydney https://t.co/JXWLDA2GJu https://t.co/KWvtEPUw1Y pic.twitter.com/Jl9cFm4BvX— Aftab🇵🇸 (@Aaftab258) April 13, 2024
Ndryshe, operacioni policor po vazhdon dhe autoritetet do të japin detaje të mëtejshme. /Telegrafi/