
Kreu i Sindikatës SBASHK-ut u përball me dy mësimdhënëse gjatë vizitës së tij në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, njëra prej tyre madje ishte më e zëshme. Por pas disa kërkimeve po del të jetë se Refiqe Hamiti është mbështetëse e flakët e Albin Kurtit, shkruan Insajderi.
Për të njëjtën ka shkruar edhe anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, i cili shkruan se këta mësimdhënës po veprojnë “sipas udhëzimeve konspiracioniste të pushtetit”.
Reagimi i Krasniqit:
Kjo ishte “mesimdhenesja” qe foli kundër sindikatës. Rafiqe Hamiti, militante e Albin Kurtit.
Gjuha fashiste e Elvis Hoxhës, po përcillet me infiltrimet e dhunshme të militantëve t’pushtetit e grevëthyesve servilë t’Kurtit. Ata, sipas udhëzimeve konspiracioniste t’pushtetit, sindikalistët po i quajnë “armiq, o armiq”.
Por mësimdhënësit duartrokitën sindikatën ✊️
Afërsia me partinë në pushtet vërehet edhe përmes një shkrimi që e mësuesja Refiqe ka bërë në llogarinë e saj në Facebook derisa ka shpërndarë një konferencë të Kurtit me mbishkrimin “Ky është Albin Kurti kryeministri, zemra e Kosovës!”.
@insajderitv "Bëhu ma patriot se patriotat, ndaleni grevën" – mësuesja i bën thirrje Jasharajt #insajderi #insjderitv ♬ original sound – Insajderi
/GazetaInsajderi