×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet pasuria milionëshe e liderëve kosovarë

    Insajderi
    02 June 2016 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencioni Kundër Korrupsionit ka bërë publike sot pasurinë e deklaruar nga politikanët e Kosovës. Edhe këtë herë pasuria e tyre në formulare është milionëshe. Nuk mungojnë banesat, veturat e shumë gjera tjera.

    Kryeministri i Kosovës dhe i pari i LDK-së Isa Mustafa në deklarimin e pasurisë për 2016, ka 773 mijë e 921 euro pasuri. Vetëm për shtëpi dhe tokë, Kryeministri ka deklaruar pasuri prej gjysmë milioni.

    Ndërsa para të gatshme ai mbanë në dy banka: në BpB (805 euro) dhe në proCreditBank (51,821.00 euro) Kryeministri për punën e tij në Qeveri për një vit merr 16,173.00 euro, ndërsa si akademik i merr mbi 15 mijë dhe si ligjërues në Fakultetin Ekonomik 3 mijë e 736 euro, shkruan Express.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në deklarimin e pasurisë këtë vit ka treguar se ka shitur shtëpinë e tij në vlerë prej 260 mijë eurove. Thaçi edhe këtë herë ka treguar se për këtë shtëpi është duke paguar kredi në bankë, vlera e të cilës është 100 mijë euro.
    Presidenti Thaçi në formularin e tij ka treguar se trashëgimi familjare ka tokë bujqësore 7.00 hektarë, vlera e të cilës kap shumën e 180 mijë eurove.

    Thaçi po ashtu si trashëgimi nga familja ka treguar se ka edhe një shtëpi 250.00 m2 që peshon 80 mijë euro.

    Edhe këtë vit sikurse me herët, kur ishte Thaçi Kryeministër ka treguar se vetura e bashkëshortes është “VË Passat” e blerë në vitin 2010 në vlerë prej 9 mijë eurove .
    E ne llogarinë bankare Thaçi del të jetë goxha i varfër. Ai ka treguar se aktualisht posedon në bankë vetëm 1 mijë e 250 euro. Derisa bashkëshortja e tij na bankë ka deklaruar se ka 5 mijë euro.

    Derisa si të hyra vjetore nga paga e Presidentit, Thaçi ka thënë se i merr 34 mijë e 478 euro. Kurse, bashkëshortja e tij nga puna na një universitet privat brenda një viti ka te hyra prej 18 mijë eurove.

    Kurse, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dhe njëherit i PDK’së Kadri veseli, në deklarimin e pasurisë së tij për vitin 2016 ka thënë se ka pasuri rreth 334 mijë e 606 e 36 euro.
    Si pasuri të paluajtshme Veseli ka dy banesa me vlerë njëra 97 mijë euro, kurse tjetra 125 mijë euro.

    Veseli po ashtu ka trashëgimi një truall dhe një shtëpi por vlera e tyre nuk dihet. Ndërsa paga që ai e merr nga Kuvendi i Kosovës për 12 muaj shkon në 33,114.62.

    Kryetari i Nismas për Kosovën ka deklaruar dy banesa në vlerë prej 150 mijë eurove. Ndërsa vlera e shtëpive që ai i ka deklaruar se janë pasuri familjare është 759 mijë euro. Limaj posedon një veturë të tipit Audi A6 ne vlerë 30 mijë euro.

    Ndryshe Limaj ende po paguan kredinë të cilën thotë ta ketë marr për rregullimin e shtëpisë ne vlerë prej 40 mijë euro. Ndërsa të hyrat vjetore të tij janë 16 mijë e 524 euro.

    E kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se posedon shtëpi në vlerë prej 300 mijë eurove, te cilën tani e një kohë edhe e ka lëshuar me qera. Haradinaj si shtëpi të përbashkët e ka deklaruar një prej 800 metrave katrorë vlera e të cilës është 270 mijë euro.

    Ish-deputeti Haradinaj ka thënë po ashtu se posedon edhe tokë kodrinore vlera e të cilës është 75 mijë euro e që është blerë në vitin 2009. Ai ka edhe një shtëpi dhe një truall. Haradinaj mbi vete ka edhe dy vetura dhe një motoçikletë. Vlera e vilave është afro 30 mijë euro.

    Kurse, Lideri i partisë më të madhe opozitare Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në deklarimin e pasurisë për vitin 2016 po del që ka pasuri shumë të madhe – gati gjysmë milionë euro – saktësisht 471 mijë e 582 euro e 207. Sipas formularit të Agjensionit Kundër Korrupsionit, Ymeri posedon banesa, garazha në vlerë 200 mijë euro.

    Po ashtu, thuhet se ai ka 50% të aksioneve në shoqërinë komerciale “Bagatella”. Ndërsa deputeti dhe kryetari në bankën ProCredit ka mbi 57 mijë euro.

    Por, ai ka deklaruar se edhe ka marrë kredi. Nga puna e tij si deputet Visari merr 21,154.00 euro. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark