Insajderi
Insporti

Publikohet video: Momenti kur Spalletti e “qortoi” Zhegrovën

Insajderi
23 November 2025 - 17:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Publikohet video: Momenti kur Spalletti e “qortoi” Zhegrovën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Skuadra e Juventusit mbrëmë barazoi 1:1 ndaj Fiorentinas në Serie A, por vëmendje të madhe mori Edon Zhegrova.

Pse? Futbollisti kosovar nuk luajti fare në këtë takim dhe krejt kjo për shkak të një gjesti nga ylli kosovar.

LIG Sport dhe gazetari, Dario Pellegrini raportuan se Zhegrova ishte fjalosur me disa tifozë vendas, për shkak se këta të fundit brohoritën ndaj tij.

Ky gjest nuk i iku trajnerit italian, i cili më pas e qortoi futbollistin me disa fjalë nga distanca – dhe për shkak të kësaj arsyeje nuk i dha fare minuta.

Zhegrova edhe te Kosova luajt pak minuta. Madje klubi italian erdhi me aeroplan privat dhe e mori futbollistin “dardan”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark