Seriali “Squid game”, është bërë viral që nga publikimi i tij në Netflix.
Regjisori dhe krijuesi i serialit, Hwand Donk-Hyuk, ka zbuluar se puna e tij u refuzua për 10 vjet për shkak të konceptit të serialit ‘të çuditshëm’.
“Pas rreth 12 vjetësh, bota ka ndryshuar në një vend ku historitë e tilla të veçanta dhe të dhunshme të mbijetesës janë mirëpritur”, tha regjisori i ‘Squid Game’ për The Korea Times.
“Njerëzit komentuan se si seriali është i rëndësishëm për jetën reale. Mjerisht, bota ka ndryshuar në atë drejtim”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu pranoi se e dinte që “Squid Game” do të ishte një “kryevepër ose një dështim i çuditshëm”, sepse “ideja pas kësaj pune ishte shumë eksperimentale”.
Seriali i Koresë së Jugut është një ‘thriller’ i mbijetesës, ku një grup prej 456 personash janë të ftuar të luajnë një seri lojërash për fëmijë me mundësinë për të fituar një shumë të madhe parash, por nëse humbin në lojë, humbin jetën.