Punëtorët e Kompanisë ‘’Pastrimi’’ protestojnë sërish para Komunës së Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtorët e Kompanisë ‘’Pastrimi’’ protestojnë sërish para Komunës së Prishtinës

    Insajderi
    22 May 2025 - 08:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Punëtorët e Kompanisë ‘’Pastrimi’’ sot do të protesojnë sërish para Komunës së Prishtinës.

    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

    ‘’Përmes këtij njoftimi ju informojmë se më 22 maj 2025, duke filluar nga ora 07:00, do të organizohet një tubim paqësor – grevë publike, nga punëtorët e KRM “Pastrimi”, përpara ndërtesës së Komunës së Prishtinës.Qëllimi i grevës është shprehja e pakënaqësisë dhe kërkesës për zgjidhje emergjente ndaj situatës së rëndë financiare ku është futur ndërmarrja jonë, si pasojë e mosshlyerjes së obligimeve financiare nga Komuna’’ thuhet në njoftim.

    Ata kanë bërë të ditur edhe lidhur me formatin e protestës së nesërme

    Formati i tubimit:

    • Pjesëmarrës: rreth 300 punëtorë dhe të punësuar të KRM “Pastrimi”;

    • Vendndodhja: përreth objektit të Komunës së Prishtinës, me qëndrim të vazhdueshëm;

    • Do të përdoren rreth 20 kamionë, të cilët do të parkohen në mënyrë të rregullt dhe pa bllokuar rrugët emergjente;

    • Greva do të jetë paqësore, pa ndërhyrje në veprimtarinë e organeve publike, dhe në koordinim me autoritetet policore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark