×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtorët e larguar nga KEDS-i do të tentojnë të kthehen në vendet e punës

    Insajderi
    11 December 2018 - 08:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Punëtorët e larguar nga KEDS-i kanë njoftuar se sot nga ora 10:00 do të kthehen në vendet e tyre të punës, prej nga u larguan rreth dy vite më parë.

    “Fatkeqësisht Bordi i KEDS-it nuk respektoi urdhrin nga Gjykata që t’i ftojë në punë brenda 3 ditëve, më datë 23 nëntor 2018, kur edhe e mori këtë urdhër dhe ne jemi të detyruar që fatin tonë ta marrim në dorë vetë, gjithnjë duke respektuar të gjitha Aktvendimet e Gjykatave. Kjo gjendje është bërë e pa durueshme për punëtorët. Bordi i kësaj kompanie po sillet sikur të ishte ‘sulltanat’ në vete brenda shtetit tonë”, thuhet në njoftimin e këtyre punëtorëve.

    Me rastin e këtij aktiviteti, punëtorët do të mbajnë edhe konferencë për media, para ndërtesës së KEDS-it në orën 10:00.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark