Një nxënëse e shkollës fillore të mesme të ulët “Hysni Zajmi” në Vrellë të Istogut dyshohet të jetë ngacmuar seksualisht nga një punëtor teknik i kësaj shkolle.
Insajderi nga burime të sigurta mëson se puntori teknik, Arben Blakaj dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen. Ai është punësuar në shkollën “Hysni Zajmi” vetëm 6 muaj më parë.
Arben Blakaj është edhe dhëndrri i drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Istog, Naim Behlulaj.
Zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi, ka konfirmuar gjithashtu edhe arrestimin e tij.
“Sot rreth orës 13:00 nga drejtoria e shkollës fillore të mesme të ulët “Hysni Zajmi” në Vrellë komuna Istogut, policia është njoftuar për një rast. Për momentin dyshohet të jetë shqetësuar seksualisht një nxënëse e asaj e shkolle nga një punëtor i stafit teknik i asaj shkolle. Policia ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin”, tha zëdhënësi i policisë.