Një person ka vdekur derisa ishin duke kryer disa punime në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur dje dhe dyshohet se viktima mashkull kosovar është rrëzuar dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur.
Mjekësia ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës. Rasti është duke u hetuar.