Punonte në port, kush është babai i dy fëmijëve që u gjet i vdekur brenda makinës së tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Punonte në port, kush është babai i dy fëmijëve që u gjet i vdekur brenda makinës së tij

    Insajderi
    06 April 2022 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas policisë 38-vjeçari ka qëlluar veten me armë zjarri duke gjetur vdekjen e menjëhershme në vendin e quajtur Kolonjë.

    Së fundmi kanë dalë detaje të reja lidhur me viktimën, ku raportohet se ai ishte banues në qytetin e Durrësit dhe punonte në port. Kohët e fundit viktima kishte shfaqur shenja të depresionit.

    38-vjeçari ishte i martuar dhe kishte 2 fëmijë të mitur, ndërkohë që u gjet i pajetë në mjetin e tij tip Volvo, i cili ishte parkuar në mënyrë të rregullt anës rrugës.

    Fillimisht ngjarja u hetua për ndonjë vrasje të mundshme, por sipas policisë, Kastrati kishte vrarë veten, në kushtet e depresionit.

    Njoftimi i policisë:

    Në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në një xhep rruge, brenda në automjetin tip “Volvo”, i parkuar në mënyrë të rregullt, është gjetur i pajetë shtetasi B.K, 38 vjeç, banues në Durrës.

    Nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark