“Pushoni në paqe engjujt tanë”- Drejtoria e Arsimit në Gjakovë reagon pas vdekjes së tre të miturve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Pushoni në paqe engjujt tanë”- Drejtoria e Arsimit në Gjakovë reagon pas vdekjes së tre të miturve

    Insajderi
    02 February 2025 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria e Arsimit në Gjakovë, ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në fshatin Jabllanicë të kësaj komune.

    Me këtë rast DKA-ja e Gjakovës, përmes një komunikate iu ka shprehur ngushëllime familjeve dhe kolektivit të shkollave ku ishin nxënësit, Ramë Mehmeti, Ideal Rama dhe Veton Morina.

    “Pushoni në paqe engjujt tanë”, thuhet në njoftim.

    Ngjarja e rëndë ndodhi teksa tre fëmijet ndodheshin brenda një objekti të pabanuar, ku ndodhi edhe shembja e pllakës, që i zuri poshtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark