Pushtetari i Albin Kurtit, Feim Kelmendi e ka quajtur “lopë e gjallë” nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shalën. Dhe, kjo nuk është hera e parë që i njëjtit përdorë një gjuhë të tillë.
Feim Kelmendi i cili mbanë postin e drejtorit të Financave në Telekomin e Kosovës, nuk i ka pëlqyer një deklaratë e Shalës në njërin prej televizioneve kosovare lidhur me sovranitetin e vendit.
Pas kësaj, ai ka eskaluar me një shkrimi në profilin e tij në “Facebook”, duke e ofenduar Shalën e cilësuar si “lopë e gjallë”.
“Kaja nanen sa budalla paguhet n’Kosove me pare t’shtetit. Tipi eshte akademik, merre rroge pervec si deputet edhe si akademik, bile rrogen e akademikut e ka t’garantume deri sa ta lane hoxha. Sovraniteti po thote nuk mbahet me polici, e me cka ushtrohet sovraniteti oj lopa gjalle, me siguri sovranitetin duhet me ushtru Shoqata e Pllumaxhive te Kosoves”, shkroi ai në Facebook.
Çka tha Shala?
Nënkryetari i LDK-së Kujtim Shala, ka folur rreth situatës në veri të vendit dhe politikave/veprimeve të Qeverisë Kurti në këtë drejtim.
Shala kritikoi qasjen e përdorimit të forcave policore për të mbajtur sovranitetin, duke theksuar se një veprim i tillë nuk është i mjaftueshëm dhe mund të përdoret në avantazh nga Serbia.
Sipas tij, sovraniteti nuk mund të mbahet vetëm me polici, dhe të tilla përpjekje janë të pamjaftueshme për të zgjidhur situatën.
“Asnjë problem nuk e akne në shtetin e Kosovës serbët e Kosovës me çfarë japin dokumente tona dhe mundësitë që krijon Kosova. Por ka refuzim politik. Prandaj edhe sot themi që gjen në veri nuk ka ndryshuar shumë. Përkundrazi është kthyer në gjendje të sigurisë sepse refuzimi politik është shumë i madh. Kjo duhet të zgjidhet“, tha ai në rtv Dukagjini.
(Sovraniteti) është zhbërë sepse nuk ka institucione, s’mbahet sovranitet me polici – mos të tallemi më këtë çështje. Përkundrazi atë Serbia po e përdor në favorin e saj. Dhe shikojeni, Serbia të organizojë sulm terrorist, në sanksionohemi ajo shpërblehet. Pse, sepse bën veprime që nuk arrin ti argumenton. Pastaj veprimet cilësohen të kundërligjshme, t’i thuash që po e instrumentalizon policinë, i bie që po e përdor kundërligjshëm. Unë e di që nuk është kështu. Por ky është rrëfimi. Ky është rrëfimi i rinuar ndërkombëtarisht”, ka thënë Shala.
Theksojmë se kjo nuk është hera e parë që pushtetari i Kurtit përdorë këtë lloj gjuhe.
Më poshtë gjeni disa prej raste ku Feim Kelmendi eskalon me gjuhën e përdorur:
/Insajderi