×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Pushteti i PDK’së ‘rehaton’ militantët e partisë si infermierë në konkursin e fundit

    Insajderi
    04 February 2023 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Vushtrrisë e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës ka përzgjedhur si fitues dy bashkëpartiakët për pozitën ‘Infermier i përgjithshëm’ në konkursin e hapur rreth dy muaj më parë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Asamblistja e Kuvendit Komunal nga radhët PDK’së, Nurie Halili dhe ish-kandidati për asamble nga kjo parti, Besim Mehmeti u përzgjodhën nga komisioni pas intervistës dhe testit me shkrim për detyrën e ‘infermierit/ës‘ në Shtëpinë e komunitetit për persona me aftësi të kufizuara.

    Nurie Halili që aktualisht ushtron detyrën e asamblistës komunale që nga tetori i 2021’ës, kur edhe ishin zgjedhjet lokale, doli e dyta në këtë konkurs me 62 pikë.

    Kështu ajo arriti të jetë njëra nga dy të përzgjedhurit nga katër kandidatë sa ishin gjithsej.

    Ndërsa, kandidati që kryesoi listën me gjithsej 76 pikë ishte Besim Mehmeti. Ai ishte kandidat për asamble në zgjedhjet lokale të 2021’ës, por, që nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për një ulëse në kuvendin komunal.

    Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark