Insajderi
Hulumtime/Analiza

Pushteti i Ramës punëson burrin e deputetes së LDK-së

Insajderi
09 October 2024 - 15:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pushteti i Ramës punëson burrin e deputetes së LDK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Prishtinës i ka siguruar një vend pune bashkëshortit të deputetes së LDK-së. Milot Lala që për grua ka deputeten, Marigona Geci, ka marrë pozitën “Zyrtar i Prokurimit “.

Gazeta Insajderi

Në fillim të këtij muaji Komuna që udhëhiqet nga Përparim Rama i LDK-së, ka shpallur rezultatet për konkursin “Zyrtar i Lartë i Prokurimit”.

Këtë pozitë del se e ka fituar Milot Lala, duke grumbulluar 95.2 pikë.

“Komisioni i pranimit pas përfundimit të vlerësimit përfundimtar të kandidatëve për pozitën: Zyrtar i Lartë i Prokurimit, Grupi: Grupi i Prokurimit Publik me RN00014820 ka përzgjedhur si kandidatin/ën më të suksesshëm“, thuhet në njoftimin e Komunës.

I njëjti është bashkëshort i deputetes së LDK-së.

Kush është Milot Lala?

Emrit që iu besua pozita e lartë nga Komuna e Prishtinës, siç merr vesh Insajderi është bashkëshorti i deputetes së LDK-së, Marigona Geci.

Kjo mund të vërehet edhe në postimet e bëra nga Gani Geci.

Milot Lala mbante edhe pozitën e drejtorit. Lala në vitin 2016 ishte Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Vitinë Komunën e Vitisë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark