×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Pushteti po bën filma me rastin Dehari, kam qenë si kokë-turku” Topalli flet pas shkarkimit, paralajmëron padi

    Insajderi
    15 March 2023 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ylber Topalli, kryeinspektori i shkarkuar i Ministrisë së Drejtësisë ka paralajmëruar se do të bëjë padi ndaj vendimit të cilin ai e quan të jashtëligjshëm dhe politik.

    Në një bisedë për Gazetën Insajderi, Topalli është shprehur se vendimi për shkarkimin e tij përbën shkelje ligjore duke akuzuar pushtetin aktual se kjo ka të bëj me dështimin e tyre në Rastin Dehari.

    “Unë kam qenë si kokë turku”, thotë ai mes tjerash duke dashur të tregoj si ka qenë viktimë e radhës e pushtetit që sipas tij po “bëjnë filma” para opinionit publik për me gjet fajtor për Rastin Dehari.

    Komisioni i tanishëm i Ministrisë së Drejtësisë është në përbërje krejtësisht të re dhe si rrjedhojë kanë marrë një vendim për shkarkimin tim nga pozita e Kryeinspektorit të MD’së. Për mua është një vendim jo i ligjshëm që do të atakohet me mjete juridike këtë javë”, tha Topalli.

    Vendimi për shkarkimin e tij është me prapavijë politike, thotë ai duke shtuar se pushteti po përjashton njerëz nga puna për të arsyetuar vetveten dhe kauzën.

     “Konsideroj që është një luftë për një kauzë jo të shëndosh mijë kauzë për të cilën kjo qeveri ky pushtet ka investuar shumë kohë dhe tash me vet faktin e kthimit të kamerave prej Institutit të Austrisë të cilët konstatojnë se kamerat nuk kanë qenë të prekura, të pa manipuluara. Kjo kauze e vrasjes së Astrit Deharit që e kanë ngritur këta ka rënë poshtë dhe këta mundohen me ba filma para opinionit publik për më gjete fajtor tjerë kujdestar në këtë rast unë kam qenë si kokë turku”, u shpreh ai.

    Topalli tha për Insajderin se do të vazhdon me padi dhe sipas ti,j gjykata do të vërtetej pafajësinë e tij.

    Unë do të vazhdoj me padi dhe do të jem I pafajshëm sepse cdo gjë që kam thënë tek raporti I Deharit e kam thënë me përgjegjësi të plotë dhe konstatime të sakta”.

    Tutje, ai përmend dy shkeljet ligjore që Komisioni i MD’së i ka bërë kur ka marr vendimin për shkarkimin e tij.

    Në raport, Topalli akuzohet që ka dëmtuar hetimet për Rasrin Dehari kur ka marr kamerat para Policisë, por këto i hedh poshtë ai duke thënë se pamjet i ka marr pas policisë.

    Ata nuk munden me inspektu raportin tim. Kjo është shkelja e parë, e dyta është sepse janë bërë disa konstatime që nuk janë në raport, kinse unë i kam marr pamjet para Policisë. Kjo nuk është e vërtetë sepse pamjet i kam marr pas policisë” tha ai.

    Ministria e Drejtësisë shkarkon Ylber Topallin

    Të hënën, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se është shkarkuar nga detyra kryeinspektori i Inspektoratit në MD, Ylber Topalli. Sipas njoftimit, thuhet se kanë gjetur disa shkelje të renda në rastin Dehari.

    “Pas një sërë gjetjesh faktike që dëshmojnë shkelje të rënda procedurale në rastin e ndërlidhur me zhvillimet pas vrasjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Komisioni Disiplinor ka ardhur në verdiktin final për shkarkimin e tij, duke marrë parasysh një sërë shkeljesh ligjore”.

    Nga MD-ja treguan se Topalli dyshohet se i ka marrë kamerat e sigurisë nga burgu i Prizrenit para Policisë dhe i ka sjell në ministrinë Drejtësisë, “duke tejkaluar edhe kompetencat që bartë detyra e tij, veprime të cilat kan kontribuar negativisht drejt hetimit të drejtë të vrasjes së Astrit Deharit”.

    “Po ashtu, i njejti ka hartu dy raporte kontradiktore lidhur me rastin: Në njerin raport, disa ditë pas vrasjes së Astrit Dehari, kryeinspektori Topalli e ka quajtur rastin e Astritit vetëvrasje. Disa ditë më vonë, të njejtin raport ai e mohon që është i tij edhe pse e ka vendosur nënshkrimin e tij në këtë raport”, thuhet në komunikatën e MD-së.

    Vendimi KËTU

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark