Mbetjet ushqimore, shishe e qese të plastikës që janë lënë prapa nga qytetarët që festuan 1 Majin, i kanë ndryshuar pamjen Bajgorës.
Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Trepça ka publikuar disa fotografi ku shihet gjendja e rëndë e këtij fshati.
Në fotografi shihen se si mbeturina janë shpërndarë në të gjitha pjesët ku kanë kaluar ditën qindra qytetarë.
Kjo shoqatë ka njoftuar se ka organizuar një aksion për të pastruar mbeturinat./Insajderi.com