Insajderi
Show

“Puthe Gimbon duke menduar për Mirin!” – Juela thumbon rëndë Selin

Insajderi
06 March 2026 - 14:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Puthe Gimbon duke menduar për Mirin!” – Juela thumbon rëndë Selin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Juela nuk e ka kursyer aspak nusen e mbrëmshme, duke vënë në dyshim çdo gjest të saj gjatë ceremonisë me Gimbon.

Ndërsa Selin po mundohej të mbrohej dhe t’i kërkonte llogari për sjelljen e saj, Juela ka lëshuar “bombën” që po bën xhiron e rrjetit.

Me një ton të prerë dhe plot ironi, ajo i ka thënë Selin në sy:

“Puthe Gimbon duke menduar për Mirin!”

Kjo fjali ka rënë si rrufe në qiell të hapur, duke rikthyer në skenë emrin e Mirit dhe duke lënë të kuptohet se Juela beson se zemra e Selin rreh diku tjetër, pavarësisht dasmës madhështore me Gimbon.

Pas kësaj fjalie, situata në dhomën e grimit ka degraduar në një debat të nxehtë, ku Selin nuk ia ka lënë mangët, por tronditja në fytyrën e saj ishte e dukshme.

Përmendja e Mirit në këtë kontekst ka lënë të kuptohet se Juela ka informacione ose bindje të forta që mund të shkatërrojnë çiftin Gimbo-Selin. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark