Putin dhe Erdogan thellojnë bashkëpunimin e shteteve të tyre – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Putin dhe Erdogan thellojnë bashkëpunimin e shteteve të tyre

    Insajderi
    10 October 2016 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Stamboll të hënën për të marrë pjesë në një seancë të posaçme të Kongresit Botëror të Energjisë, si dhe të zhvillojë bisedime me homologun e tij turk dhe atë të Venezuelës.

    Pas mbajtjes së bisedimeve të gjata dypalëshe, të dy udhëheqësit nënshkruan një marrëveshje mbi projektin e tubacionit ‘Turkish Stream”, për të rritur përgatitjet për fillimin e ndërtimit.

    Ndërtimi i impiantit “Akkuyu” të energjisë bërthamore u diskutua edhe gjatë takimit, raporton SputnikNews.

    Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan diskutuan gjithashtu rreth konfliktit të vazhdueshëm në Siri, duke përfshirë edhe përpjekjet e përbashkëta për të ofruar ndihma humanitare në Aleppo. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark