Forca do të përfshijë trupa të Ministrisë së Brendshme dhe do të udhëhiqet nga ish-roja e Putinit, Viktor Zolotiv, i cili do t’i raportojë drejtpërdrejt presidentit.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Garda do të përdoret për të ruajtur rendin publik.
Ai ka mohuar se krijimi i saj lidhet me zgjedhjet e shtatorit.
Disa kritikë thonë se Putini u druan trazirave.
Në muajin shkurt, Putin ka thënë se “armiqtë e jashtëm të Rusisë” janë përgatitur për të ndërhyrë në zgjedhjet e 18 qershorit dhe ka porositur shërbimet e sigurimit të Rusisë që t’i pengojnë përpjekjet e tilla.
Moska, për kohë të gjatë, akuzon Perëndimin se bën përpjekje të ndërhyjë në zgjedhjet e Rusisë, duke nxitur protesta masive.
Këto pretendime janë hedhur poshtë nga zyrtarët amerikanë dhe evropianë.