Putin: Lidhjet me SHBA-të “nuk mund të jenë më të këqia” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Putin: Lidhjet me SHBA-të “nuk mund të jenë më të këqia”

    Insajderi
    23 December 2016 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se lidhjet me Shtetet e Bashkuara “nuk mund të jenë më të këqia” dhe është shprehur se shpreson se ai dhe Donald Trumpi do të diskutojnë për mënyrat për përmirësim të raporteve.

    Duke folur aty kah fundi i konferencës vjetore me gazetarët në Moskë, që zgjati gati katër orë, Putin e ka cituar presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, që ka thënë se marrëdhëniet nuk mund të jenë më të këqia dhe se ai pajtohet me këtë.

    “Së bashku ne do të mendojmë se si t’i bëjmë ato më të mira”, tha Putin.

    Zoti Trump, që e fillon mandatin më 20 janar të vitit të ardhshëm, pat thënë se shpreson në përmirësim të lidhjeve me Rusinë.

    Raportet ndërmjet armiqve të dikurshëm të Luftës së Ftohtë, që kanë armatim atomik, ishin përmirësuar në fillim të mandatit të parë të presidentit, Barack Obama, por janë përkeqësuar shumë pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë, pas mbështetjes së Moskës për regjimin sirian dhe mospajtime për çështje të tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark