Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka përdorur një moto të vjetër të epokës sovjetike për t’i këshilluar rusët.
“Mos pini, nisjani skijimit”, ka thënë ai gjatë një adresimi për popullin rus të enjten nga Kremlini.
Ai foli për nevojën e përmirësimit të shëndetit të popullit rus dhe për të rritur jetëgjatësinë nga 73 vjet në 78 vjet deri në vitin 2030.
Ai tha se kjo do të jetë pjesë e projektit kombëtar të quajtur “Jetë e gjatë dhe e lumtur”.
Putin u shpreh se ai dëshiron që populli rus t’ia kushtojë shumicën e kohës familjes.
Shumica e rusëve janë të krishterë dhe Kisha luan një rol të madh në shtet, siç tregohet nga prania e Patriarkut Kirill të Moskës – kreut të Kishës Ortodokse Ruse.
Putin vlerësoi punën e organizatave të kujdesit që po “ndihmojnë të moshuarit dhe të sëmurët”.