Putin ndalon disa sanksione ndaj Turqisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Putin ndalon disa sanksione ndaj Turqisë

    Insajderi
    31 May 2017 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia ka hequr disa nga sanksionet që pati vendosur ndaj Turqisë në vitin 2015, kur një avion ushtarak turk pati rrëzuar një avion luftarak rus, afër kufirit sirian.

    Me anë të një dekreti, të nënshkruar sot gjatë ditës, presidenti rus, Vladimir Putin, hoqi kufizimet për punësimin e turqve në Rusi.

    Ky dekret po ashtu rikthen pjesërisht një marrëveshje për lëvizjen e qytetarëve të të dyja vendeve, që ishte pezulluar pasi ishte rrëzuar avioni . Një pilot rus vdiq në atë incident.

    Rusia dhe Turqia që nga ajo periudhë kanë bërë hapa të mëdhenj në përmirësimin e marrëdhënieve.

    Presidenti Putin ka vendosur për heqjen e disa sanksioneve pas takimit me presidentin turk, Reccep Tayip Ergodan, më 3 maj.

    Rusia dhe Turqia mbështesin kahe të kundërta në luftën në Siri, mirëpo të dyja vendet ndërmjetësojnë bisedimet për paqe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark