Putin po përgatit një operacion hibrid kundër një shteti tjetër, pritet të nis me 28 shkurt – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Putin po përgatit një operacion hibrid kundër një shteti tjetër, pritet të nis me 28 shkurt

    Insajderi
    23 February 2024 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti për Studimin e Luftës ka publikuar një analizë të re në të cilën paralajmërojnë se Rusia mund të jetë duke përgatitur një operacion hibrid kundër Moldavisë.

    “Rajoni pro-rus separatist i Transnistrisë mund të organizojë një referendum për bashkimin me Rusinë më 28 shkurt. Preteksti për një thirrje të tillë do të ishte nevoja e supozuar për të mbrojtur qytetarët rusë dhe ‘bashkatdhetarët’ në Transnistria nga kërcënimet nga Moldavia ose NATO,” thuhet në paralajmërim.

    Presidenti rus Vladimir Putin, në një skenar të rastit më të keq, mund të shpallë aneksimin e Transnistrisë nga Rusia gjatë fjalimit të tij të planifikuar në Asamblenë Federale të Rusisë më 29 shkurt.

    ISW shkruan se nuk ka parë indikacione të qarta për përgatitjet ushtarake ruse për ndërhyrje në Transnistria apo Moldavi në përgjithësi, megjithëse është e mundur që përgatitjet e fshehta janë duke vazhduar.

    Moldavia është një shtet ish-sovjetik i vendosur midis Rumanisë dhe Ukrainës dhe ka rreth 2.6 milionë banorë. Parlamenti i Moldavisë ka një shumicë pro-perëndimore dhe presidentja pro-perëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, synon anëtarësimin e Moldavisë në BE.

    Transnistria është një rajon i shkëputur pro-rus në Moldavinë lindore me një popullsi prej rreth 470,000 banorësh që shpalli ilegalisht pavarësinë nga Republika Socialiste Sovjetike Moldaviane në vitin 1990.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark