Putin reagon pas rrëzimit të avionit rus në Detin e Zi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Putin reagon pas rrëzimit të avionit rus në Detin e Zi

    Insajderi
    25 December 2016 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Putin shprehu ngushëllimet e tij për familjet e 92 personave që humbën jetën tragjikisht pasi një avion ushtarak u përplas në Detin e Zi.

    “Unë dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e atyre që u ndanë nga jeta. Qeveria do të formojë një komision i cili do të kryesohet nga ministri i Transportit. Një hetim i plotë për shkaqet e aksidentit do të kryhet dhe çdo gjë do të bëhet për të mbështetur familjet e të vrarëve. Dita e hënë është ditë zie kombëtare për Rusinë”, deklaroi Putin.

    Të gjitha pistat po merren në konsideratë për avionin që u zhduk nga radari 2 minuta pasi u ngrit në fluturim nga resorti turistik i Soçit. Autoritetet ruse gjeten pjesë të avionit në Detin e Zi dhe disa trupa, ndërsa nuk ka raporte për të mbijetuar.

    Mësohet se avioni Tupolev 154 po transportonte ushtarakë, anëtarë të orkestrës së famshme ushtarake Aleksandrov dhe reporterë.

    Në bordin e tij gjendeshin 84 pasagjerë dhe 8 anëtarë ekuipazhi në udhëtimin drejt qytetit sirian të Latakias, ku orkestra Aleksandrov do të zhvillonte një shfaqje për trupat ruse për Vitin e Ri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark