Putin kërkon të dihet kush urdhëroi vrasjen e ambasadorit rus - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Putin kërkon të dihet kush urdhëroi vrasjen e ambasadorit rus

    Insajderi
    19 December 2016 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Putin, një një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, tha se vrasja e ambasadorit rus është një provokim i pastër që kërkon të dëmtojë procesin e paqes në Siri.

    “Dua të shpreh ngushllimet e mira për familjen e ambasadorit. Ne kemi shumë pyetje dhe duhet t’u përgjigjemi një nga një. Kush e vrau dhe kush dha urdhër për këtë”, ka thënë ai.

    Ai e konsideroi si provokim vrasjen e Andrey Karlov në Ankara.

    “Ajo që mund të them tani është se vrasja e ambasadorit është një provokim i pastër për të dëmtuar procesin e paqes në Siri, të promovuar nga Rusia, Turqia dhe Irani ”, shtoi Putin, duke perjashtuar se Turqia ka gisht ne vrasjen e Andrei Karlov.

    “E vetmja pergjigje qe mund te jape Moska per keto veprime eshte te distancohet dhe te luftoje kunder terrorizmit”, perfundoi Putin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark