Insajderi
Botë

Putin: Rusia është e gatshme për bisedime me Ukrainën

Insajderi
05 September 2024 - 12:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Putin: Rusia është e gatshme për bisedime me Ukrainën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi këtë të enjte se ishte gati për bisedime me Ukrainën, në bazë të një marrëveshjeje të ndërprerë midis negociatorëve të Moskës dhe Kievit.

“A jemi ne gati të negociojmë me ta? Ne kurrë nuk kemi refuzuar ta bëjmë këtë, por jo në bazë të disa kërkesave kalimtare, por në bazë të atyre dokumenteve që u ra dakord dhe u iniciuan në Stamboll ,” tha Putin në një forum në Vladivostok.

Rusia ka thënë më parë se inkursioni i Kievit në rajonin e Kurskut i bëri bisedimet të pamundura.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark