Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Perëndimin se Rusia mund të përdorë “të gjitha armët” që ka në dispozicion, përfshirë armët bërthamore, në rast të një sulmi ndaj territorit rus, duke iu referuar veçanërisht Kaliningradit.
Deklaratat u bënë në forumin vjetor Valdai, në një kohë kur tensionet janë rritur rreth Kaliningradit, territor rus i militarizuar dhe i vendosur mes Polonisë, Lituanisë dhe Detit Baltik.
“Nëse bëhet fjalë për një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Federatës Ruse… atëherë çështja e përdorimit nga Federata Ruse të të gjitha llojeve të armëve në dispozicion do të jetë në mënyrë të pashmangshme dhe të menjëhershme në axhendë. Kjo është e pashmangshme”, tha Putin.