Duke folur në fillim të bisedimeve të sotme, zoti Putin e ka lavdëruar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve për një lloj të suksesit të arritur për konfliktin në Siri.
Zoti Kerry tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë për bërje të progresit në bisedimet paqësore në Gjenevë dhe do të fillojë “puna shumë serioze dhe e vështirë” për tranzicionin politik në Siri.
“Qasja serioze për të cilën ne ishim në gjendje të bashkëpunojmë, ka bërë dallim në jetën e njerëzve në Siri dhe për mundësitë që të bëhet progres për paqe”, i tha Kerry zotit Putin.
“Populli në Siri dhe populli në rajon, si rezultat, kanë rast ta shijojnë mundësinë se çka do të thotë reduktim i madh i dhunës dhe marrja e ndihmave humanitare”, tha John Kerry. /rel