Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Philip Hammond ka deklaruar se Vladimir Putin mund ta ndalë luftën në Siri me vetëm një telefonatë, raporton The Guardian.
Duke kërkuar nga Rusia që të ndalë bombardimet ajrore ndaj luftëtarëve të opozitës së moderuar, Hammond ka thënë se Putini do të mund ta ndalte luftën.
“Është vetëm një njeri në këtë planet që mund ta përfundojë luftën civile në Siri duke bërë vetëm një telefonatë dhe ai është Putini”, është shprehur Hammond, raporton Insajderi.
Ai ka thënë se situata politike në Siri nuk ka ndryshuar në vitin e fundit.
“Qëndrimi ose largimi i Assadit varet fuqishëm nëse Rusia është e gatshme që ta largojë atë”, ka treguar më tutje ai.
Të shtunën Turqia ka thënë se ka sulmuar milicinë kurde në Sirinë Veriore dhe ka thënë se së bashku me Arabinë Saudite do ta konsideronte dërgimin e forcave tokësore në Siri./Insajderi.com