PZAP vendos që të rinumërohen të gjitha fletëvotimet për Kuvend Komunal në Mitrovicën e Jugut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    PZAP vendos që të rinumërohen të gjitha fletëvotimet për Kuvend Komunal në Mitrovicën e Jugut

    Insajderi
    08 November 2021 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim për rinumërimin e votave të kandidatëve nga radhët e LVV-së, LDK-së, PDK-së e AKR-së për Kuvend Komunal në Mitrovicën e Jugut, shkruan Insajderi.

    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen e PZAP-së.

    Ankesat e kandidatëve janë përfaqësuar nga avokatet Berat dhe Mirsad Peci.

    “Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rinumërojë të gjitha fletëvotimet për kandidatët për Kuvend Komunal në Mitrovicën e Jugut për subjektet politike LVV, LDK, PDK dhe AKR”, thuhet ndër të tjera në vendimin e PZAP-së.

    Vendimin e plotë mund ta gjeni këtu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark