Insajderi
Lajme

Qalaj: Vendimi për presidentin do të merret në organet e partisë

Insajderi
22 July 2026 - 11:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qalaj: Vendimi për presidentin do të merret në organet e partisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka deklaruar se qëndrimi i partisë vazhdon të jetë ai i të vepruarit në opozitë.

Qalaj, u shpreh se nuk kanë ndonjë ndryshim rreth qëndrimeve për çështjen e presidentit.

“Nuk është çështja e të lëshuarit pe, ne jemi deklaruar se do të qëndrojmë në opozitë dhe do të veprojmë si parti opozitare, ky është qëndrim i kryetarit të partisë, ky është qëndrim i kryesisë së partisë dhe mendoj që ky qëndrim duhet të qëndrojë ende”, tha Qalaj.

I pyetur se a do të qëndrojë  PDK-ja, në sallë në rast se propozohet për president/e ndonjë emër nga LDK e Aleanca, Qalaj u shpreh se ky vendim merret në organet drejtuese të PDK-së.

“Për këtë qëllim duhet të mirren vendime në organet drejtuese të partisë, ende s’kemi qëndrim të tillë, besoj që me kohë do të njoftohet opinioni”, tha Qalaj, për Ekonomia Online.

Duke folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve, Qalaj tha se ato janë të panevojshme dhe sipas tij sjellin edhe pasoja.

“Zgjedhjet përveç që janë të panevojshme janë të dëmshme, mirëpo shumë më e dëmshme është qeveria aktuale dhe kryeministri se si po qeveris me vendin”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark