×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Qasja shtypëse e Serbisë kundër shqiptarëve”, Lutfiu reagon pas situates së tensionuar në veri

    Insajderi
    30 May 2023 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, ka reaguar pas situates së tensionuar në veri të Kosovës.

    Lutfiu, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se situata rëndohet edhe më tej kur kujtohet qasja diskriminuese e Serbisë kundër pakicës shqiptare, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Situata e rënduar në komunat veriore të Kosovës na bën të ndjehemi edhe më keq kur kujtojmë qasjen diskriminuese dhe shtypëse të Serbisë karshi qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe mungesën e një serioziteti ndërkombëtar për të ofruar një perspektivë të qëndrueshme në raport me shqiptarët pakicë”, ka deklaruar ai.

    “Lugina e Preshevës ndjehet tërësisht e përjashtuar nga Serbia. Megjithatë qytetarët e Luginës janë pjesë e institucioneve të ndërtuara nga ky shtet dhe nuk barrikadojnë në asnjë rrethanë asnjë përpjekje për ndyshime pozitive. Fatkeqësia është se nuk ka përpjekje të tilla dhe Lugina vazhdon të jetë vendi më i diskriminuar, jo vetëm në Evropë”, vijon postimi i Lutfiut.

    “Pavarësisht kësaj, apeli ynë është që të jemi pjesë e zgjidhjeve të përhershme, duke respektuar të drejtat legjitime të pakicave, pavarësisht nacionalitetit që përfaqësojnë”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark