Insajderi
Lajme

Që nga viti 2013, procesi i kompensimit të ish-të dënuarve politikë po vazhdon ende

Insajderi
06 April 2025 - 12:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Që nga viti 2013, procesi i kompensimit të ish-të dënuarve politikë po vazhdon ende
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Procesi i kompensimit të ish-të dënuarve politikë ende po vazhdon, edhe pse ka filluar nga viti 2013.
Sekretari i Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish-të dënuarve politikë, Shefik Sadiku, tha për Ekonomia Online se disa aplikime ende nuk janë përfunduar, për shkak të vonesave në dorëzimin e dokumenteve.

“Që në vitin 2013 ky proces ka filluar dhe ende vazhdon. Të gjitha qeveritë që kanë qenë 2013 e këndej, kryeministër në atë kohë Hashim Thaçi, i ndanë 55 milionë euro dhe kanë vazhduar pastaj 2016 e këndej. Janë ndërruar qeveritë dhe kemi mbërritur deri tek qeveria aktuale. Ka pasur ngapak ngecje, megjithatë procesi është në vazhdim e sipër”, tha Sadiku.

Ai shpjegoi se kompensimi ka përfshirë edhe familjet e ish-të dënuarve politikë të vdekur dhe ata që jetojnë jashtë vendit.

“Disa ish- të dënuar kanë aplikuar, por nuk i kanë plotësuar dokumentet me kohë, që do të dëshmonin burgosjen e tyre ose i kanë plotësuar me vonesë. Tani janë duke u kompensuar ish- të dënuarit politikë të vdekur që gratë i kanë gjallë, por edhe një kategori që janë ende në botën e jashtme”, tha ai.

Procesi vazhdon për të ish – dënuarit që kanë kaluar mbi 60 ditë burg, ndërsa ata që janë dënuar më pak se 60 ditë u njihet statusi si ish-burgosur politik.

Sekretari i Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish-të dënuarve politikë, Shefik Sadiku,
tha se ky komisioni po vazhdon punën për të përfunduar këtë proces të rëndësishëm.
“Aplikacioni duhet të plotësohet për të burgosurit dhe qeveria i konstaton. Ligji i përcakton tri kategori: të dënuarit politikë, të burgosurit politikë dhe të përndjekurit politikë”, tha Sadiku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark