Insajderi
Botë

Qëllohen me armë zjarri dy anëtarë të Gardës Kombëtare në Uashington

Insajderi
26 November 2025 - 22:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qëllohen me armë zjarri dy anëtarë të Gardës Kombëtare në Uashington
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy anëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan me armë zjarri në Uashington të mërkurën pranë Shtëpisë së Bardhë, duke e vënë ndërtesën në izolim.

Ky zhvillim erdhi gjersa presidenti amerikan Donald Trump ndodhet në Florida.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem tha në një postim në rrjetet sociale se dy anëtarë të Gardës ishin qëlluar dhe se departamenti i saj po punon me policinë lokale për të mbledhur më shumë detaje.

Policia në Uashington tha se një i dyshuar ndodhet në paraburgim pas të shtënave një bllok larg Shtëpisë së Bardhë dhe se zona ishte e siguruar, raporton Reuters


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark