Insajderi
Lajme

Qendra Studentore hap një mijë vende shtesë në mensë pas kërkesave të shumta

Insajderi
30 September 2022 - 18:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qendra Studentore hap një mijë vende shtesë në mensë pas kërkesave të shumta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kosova është duke u përballuar me një krizë të madhe si rezultat i shkallës së lartë të inflacionit që sillet rreth 20 %. Kjo ka bërë që këtë vit të ketë një interesim të jashtëzakonshëm të studentëve për t’u ushqyer në mensë të Qendres Studentore.

Kjo qendër ka bërë të ditur se do të shpallin konkurs shtesë për pranimin e studentëve për ushqim në mensë e që do të jetë i hapur nga 3 tetori deri me datën pesë tetor.

Në këtë konkurs shtesë do të pranohen rreth 1000 studentë përfitues të shërbimeve në mensë.

Çmimi për të gjithë muajin është 15 euro me dy orare të ushqyerjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark