×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Qëndrimi i Sveçlës është provokim i hapur që sot protesta e veteranëve të eskaloj në dhunë”

    Insajderi
    15 July 2023 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra i ka reaguar ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla lidhur me deklaratën e sotme të tij, se protesta e veteranëve është organizuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Deliu-Kodra tha se ky qëndrim është provokim i hapur që protesta e veteranëve të eskalojë në dhunë.

    “Gjithsesi, më e pakëta, ky qëndrim është provokim i hapur që sot protesta e veteranëve të eskaloj në dhunë. E turpshme, Ministër!”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

    Postimi i plotë:

    Provokim për eskalim i Palaço Ministrit!

    Xhelali po thotë që protesta e veteranëve u organizu prej Vuçiqit. Pas sulmeve të vazhdueshme, mos-përfshirjes në pagën minimale, tani veteranët edhe bashkëpunëtorë të Serbisë, a?

    Keq jeni mashtru. Keq keni me u zhgënjy!

    Gjithsesi, më e pakëta, ky qëndrim është provokim i hapur që sot protesta e veteranëve të eskaloj në dhunë. E turpshme, Ministër!

    Ftoj veteranët që sot, paqësisht, të protestojnë për respekt dhe dinjitet.

    Mos bini pre e këtyre provokimeve dashakeqe të këtyre trushpërlarëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark