Qëndroi 20 vjet ilegalisht, Mensuri merr lejen e qëndrimit në Zvicër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qëndroi 20 vjet ilegalisht, Mensuri merr lejen e qëndrimit në Zvicër

    Insajderi
    26 February 2017 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mrekullia ka ndodhur për shqiptarin, Mensur Seferin nga Maqedonia, i cili ka marrë lejen e qëndrimit në Zvicër, pasi ka punuar për plotë 20 vjet ilegalisht.

    Personat të cilët nuk kanë leje qëndrimi të rregullt duhet të largohen nga Zvicra, por nëse aplikimet janë me raste të rënda, mund të ketë përjashtime. Kështu ishte edhe rasti i shqiptarit, Mensur Seferi 50-vjeçar nga Maqedonia, shkruan “bernerzeitung.ch”.

    Seferi i kishte filluar studimet ekonomike në Prishtinë, megjithatë, pas gjashtë muajsh i ka ndërprerë për shkak të kushteve të rënda financiare.

    50-vjeçari shqiptar për herë të parë kishte ardhur në Zvicër në vitin 1990, duke punuar në ndërtimtari. Gjashtë vjet më vonë atij i ndërpritet kontrata e punës dhe u detyrua të kthehet në Maqedoni, por nuk arriti të gjejë punë.

    Megjithatë, ai vjen përsëri në Zvicër, në kantonet Bern dhe Cyrih.

    “Gjatë 20 viteve të fundit nuk jam larguar nga Zvicra, sepse kisha frikë se nuk mund të hyjë përsëri”, thotë ai, shkruan albinfo.ch.

    “Nuk është ndonjë jetë e lumtur të cilën e kam bërë, pasi gjithmonë kam pasur frikë. Nuk kam guxuar as të sëmurëm, pasi nuk mund të shkoja në spital. Megjithatë, shëndeti nuk më ka tradhtuar fatmirësisht”, ka vazhduar më tutje Seferi.

    Ai nuk kishte asnjë kontratë dhe gjithmonë ka punuar në ndërtimtari, derisa nuk ka bërë të ditur as punëdhënësit. Ai me profesion është gurgdhendës, kurse shpeshherë ka punuar edhe për 15 franga në orë.

    Ai është i martuar me një shqiptare dhe kanë dy fëmijë të moshës 26 dhe 22-vjeçare. Familja e tij asnjëherë nuk ka jetuar në Zvicër, por kohë pas kohe e kanë vizituar Mensurin.

    “Faktikisht, unë nuk i kam parë fëmijët të rriten, por kam mundur t`i përkrahë financiarisht dhe ata studiojnë në Maqedoni”, ka shtuar ai.

    Megjithatë, pasi kaluan shumë vjet, ai vendosi që në vitin 2013 të kërkojë leje të qëndrimit. Këtë e kërkoi në Shoqatën “Beratungsstelle für Sans-Papiers”.

    Kërkesa e tij ishte shumë e rrezikshme, për shkak se, nëse do t’i refuzohej, atëherë ai do të dëbohej.

    Ai tregoi për jetën e tij në Zvicër, ku nuk kishte kryer krime dhe kishte punuar pa ndërprerë. Gjatë muajit të kaluar ndodhi mrekullia dhe erdhi leja e qëndrimit.

    “Ëndrra ime u realizua”, ka thënë ai, i cili tash mund të lëvizë pa problem dhe pa frikë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark