Një debat i ashpër mes konkurrenteve të Përputhen ka ndodhur sot, ku tonet kanë qenë tejet të ngritura mes Adës dhe Mikelës.
Gjatë debatit mes Brunos dhe Mikelës, kjo e fundit është përplasur me Adën, derisa u desh njëri nga djemtë të ndërhynte.
“Tani ta nxjerr unë jashtë apo ndonjë, se kjo injorante kështu, moj ti sje askush”, i ka thënë Ada, Mikelës.
Mikela në mes të emisonit i tha “kush je ti që injoron e kthen kurrizin, hello ja ku jam”.
Në këtë moment Ada i ështe kthyer: “Qepe llapën dhe rri urtë aty se un të ngrej në ajër, të kap prej flokësh dhe të nxjerr jashtë”- tha Ada duke bërë gjestin e shkuljes së flokëve, derisa Bruno u çua në këmbë për të ndëhyrë mes dy konkurrenteve.