×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Qeriqi: Shumë nga luftëtarët e UÇK-së po mbahen edhe ‘peng’ nga Specialja

    Insajderi
    07 March 2024 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Xhevdet Qeriqi, nga Shoqata e Invalidëve të Luftës foli rreth bastisjeve të kryera nga ana e Speciales në shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi.

    Qeriqi tha në emisionin Kosova Today në Klan Kosova se shumë luftëtarë po mbahen ‘peng’ nga Specialja.

    “Nuk janë as të akuzuar, nuk janë as të liruar. Pra, nuk iu kanë dhënë asnjë përgjigje. I kemi dhjetëra, ndoshta edhe qindra bashkëluftëtarë që janë intervistuar që tre apo katër vjet nga kjo prokurori”, tha Qeriqi

    Ai shtoi se ka pasur edhe persona që nuk kanë qenë pjesë e luftës së UÇK-së e që janë intervistuar.

    Tutje, ai tha se kjo “prokurori ka prodhuar vazhdimisht skandale”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark