Kryeministri i vendit, Albin Kurti është sjellë sikur nuk dinte asgjë për ndryshmin e masës së paraburgimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq nga ana e gjyqësorit kosovar, shkruan Insajderi.
Kurti është shprehur në mënyrë qesharake në konferencën për media, duke thënë se ka kureshtje të di kush është gjyqtari që e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, për ndryshimin e masës së paraburgimit për Pantiqin, në atë të arrestit shtëpiak.
“Nuk e di këtë çështjen gjyqësore, procedurale të atij që është i pandehur që po mbahej në Jarinje për shkak se nuk mund të dërgohej në burg zyrtar. Në qëndrim të paraburgimit e ka statusin e të paraburgosurit por njëkohërisht është i pandehur për terrorizëm. Ajo çfarë unë kam dëgjuar meqenëse ishte në grevë të urisë dhe kishte problem me zemër, do të mund të dërgohej në spital që është e kuptueshme, a është e arsyeshme e vendos gjyqësori. Mirëpo kur ke një akuzë për terrorizëm, të dërgohesh në arrest shtëpiak, unë jam shumë kureshtarë se cili është ai prokuror që e bën këtë kërkesë e cili është ai gjyqtar që e aprovon”, tha kryeministri përcjell Insajderi.
Ndërkohë, ish-polici serb ia akuzuar për sulm terrorit, Dejan Pantiq është liruar sot nga paraburgimi.
Gjykata Themelore në Prishtinë me kërkesë të Prokurorisë Speciale ia ka ndryshuar masën e paraburgimit në arrest shtëpiak. Këtë e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.
“Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata Themelore ndryshim të masës nga paraburgimi në arrest shtëpiak, ndaj Dejan Pantiqit. Ne e kemi aprovuar këtë kërkesë”, ka bërë të ditur Gashi.
Për shkak të arrestimit të Pantiqit, serbët kanë barrikaduar veriun e Mitrovicës qe 19 ditë. Po ashtu, është barrikaduar edhe kufiri në Merdare.
Sipas mediave serbe, Pantiq fillimisht do të dërgohet në spital, ku do të monitorohet gjendja e tij e përgjithshme, duke pasur parasysh faktin se ai ka kaluar gati tre javë në bazën e Policisë së Kosovës në Jarinje.
/GazetaInsajderi