Një zhvillim i çuditshëm është duke ndodhur me këshilltarin më te famshëm të kryeministrit Kurti. Me radikalin Hysamedin Feraj.
Gjatë tërë muajit tetor ai nuk ka linçuar e as nuk ka ofenduar askënd. Feraj është i njohur në publik vetëm për këto dyja: Ofendimin e linçimin, shkruan Gazeta Insajderi.
Nuk dihen arsyet pse Feraj është duke heshtur.
Është duke qëndruar i qetë para ndonjë stuhie e postimeve të tij që na pret për nëntor apo është duke ndodhur diçka tjetër.
Nuk ka ndonjë raportim në Policinë e Kosovës që llogaria e tij në Facebook ka rënë pre e vjedhjes së paswordit nga hakerët.
Por, ajo që shihet është fakti që pas 16 tetorit nuk ka postuar asgjë në rrjetin social Facebook.
Ndërsa në dy javët e para te tetorit ka pasur dy postime dhe një rishpërndarje, por asnjëra prej tyre nuk përkojnë me profilin e tij prej linçuesi.
Janë vetëm lavdërime e promovime.
Feraj që shquhet për gjuhë të papërshtatshme për herë të fundit ishte në fokus të mediave për ofendimin që ia bëri Ramush Haradinajt.
Feraj, shtroi pyetjen se “Pse nuk e vranë Serbia Ramushin, por vëllezërit e tij”.
Ai përdori fjalë të rënda dhe spekulime duke thënë se Ramush Haradinaj vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, “pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij”.