×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj për deklaratat skandaloze të Feraj: Nuk më bëjnë përshtypje, Kurti të tregojë pse u përzgjodh ai nga regjimi për t’u amnistuar

    Insajderi
    27 September 2022 - 22:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Daut Haradinaj i pyetur rreth deklaratave të këshilltarit të Kurtit, Hysamedin Feraj, ka thënë se ato deklarata nuk i bëjnë përshtypje e as nuk i komenton.

    Sipas tij, Kurti duhet të tregojë se pse vetëm atij iu organizua konferencë për shtyp gjatë qëndrimit në burg.

    ‘Nuk më bëjnë përshtypje e as që i komentoj. Pyetja i ishte drejtuar kryeministrit se pse ishte i përzgjedhuri nga kryeministri i atëhershëm serb për t’u deklaruar në konferencë për shtyp e më vonë edhe u amnistua nga po ai regjim.

    Tutje, Haradinaj u shpreh se nëse Kurti nuk ka arsye t’i shmanget së kaluarës, atëherë duhet të përgjigjet në këtë pyetje.

    “Të tregojë ai vet pse nuk u përzgjodh Ukshin Hoti apo Nait Hasani. Pyetja nuk i është drejtuar askujt përpos atij. Nuk i komentoj dhe as nuk më bëjnë përshtypje deklaratat e ndonjë personi të tretë”, ka deklaruar Daut Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark