Insajderi
Lajme

“Qeveri postesh”- Zemaj reagon pas numrit të madh të ministrave dhe zëvendësministrave të Kurtit

Insajderi
15 September 2026 - 23:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Qeveri postesh”- Zemaj reagon pas numrit të madh të ministrave dhe zëvendësministrave të Kurtit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar pas emërimit të 27 zëvendësministrave nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

Zemaj ka kritikuar numrin e anëtarëve të kabinetit qeveritar, duke e cilësuar atë si “qeveri postesh”.

“20 ministra dhe 27 zëvendësministra për 1.6 milionë banorë! Kjo është qeveri postesh, nuk është qeveri për qytetarin. E premtimet????”, ka shkruar Zemaj.

Reagimi i tij erdhi pasi kryeministri Albin Kurti njoftoi të martën për emërimin e 27 zëvendësministrave në ministritë e Qeverisë së re.

Qeveria e re e Kosovës, e drejtuar nga Kurti, u votua më 13 shtator në Kuvend, me 62 vota për. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark